Beatrix Ramosaj dhe Oriola Marashi janë shoqe të ngushta, të cilat njihen dhe familjarisht. Mamaja e Oriolës, Xhoi Jakaj, ka qenë një mbështetëse e Beatrixës gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP. Xhoi e ftuar në një emision tha se asokohe e mbështeste dhe Donaldi, por tani jo më. Sipas saj, ai është njeri i pavërtetë, ashtu si dhe loja e tij në “Big Brother VIP”.

Xhoi Jakaj: E di tërë bota që aty kam suportuar dy personazhe, Triksën dhe Donaldin. Tani nuk i suportoj të dy, Triksën po, Donaldin jo. Ermal Peçi: Po pse, se u ndanë? Xhoi Jakaj: Jo vetëm… Loja jo e vërtetë që bëri. Mua nuk më pëlqejnë njerëzit e pavërtetë. Dashuria duhet të jetë e vërtetë, është ose nuk është, ekziston ose nuk ekziston.