Një ndërhyrje delikate tek një adoleshente është kryer me sukses në Pediatrinë e re të QSUT. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka ndarë lajmin e mirë për Paolën teksa ka përgëzuar prof. Dritan Alushani dhe stafi i Kirurgjisë në Pediatrinë e QSUT.
“Nuk ka gëzim më të madh, jo vetëm për prindërit, por edhe për stafin mjekësor, të shohin lumturinë në sytë e Paolës, pas një kalvari të gjatë mundimesh që prej lindjes, e një jete në kufinjtë e mbijetesës.
Falë një ndërhyrje delikate, për çlirimin e anomalisë së lindur të bllokimit të stomakut, të realizuar me sukses nga prof. Dritan Alushani dhe stafi i Kirurgjisë Infantile në Pediatrinë e re të #QSUT, sot Paola gëzon shëndet të plotë dhe i është kthyer normalitetit aq shumë të dëshiruar, si bashkëmoshatarët e saj🙏🏼
#RespektPërMjekët
#ShëndetësiaQëDuam”, shkruan Manastirliu.
Mjeku prof Dritan Alushani është shprehur optimist për ndëhyrjen e kryer, teksa nënvizoi se kjo ishte një anomali e lindur me bllokim të stomakut.