09 Prill, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Kongresi i Partisë Socialiste ku po mbahet paneli i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u shpreh se politikat e MSHMS janë të orjentuara drejtë përkujdesjes së atyre që kanë më shumë nevojë.
Manastirliu tha se nëpërmjet skemës së NE për familjet në nevojë është mundësuar jo vetëm ndihma financiare me dyfishim për familjet me më shume se 3 fëmijë dhe trefishim për fëmijët pa kujdes prindëror, por prioritet është punësimi i tyre .
“Politikat tona kanë qënë dhe vijojnë të jenë të orjentuara drejtë përkujdesjes të atyre që kanë më shumë nevojë dhe mburoja Sociale qe ne kemi fuqizuar në këto dy mandate të qeverisë duke filluar nga skema e ndihmës ekonomike. Dikur konsiderohej si skemë për të nxjerr qytetarët në kutit e votimit. Ne e reformua duke ndërtuar një program të vërtetë të mbështetjes Sociale të ndihmes Ekonomike. Garantuam nje sistem transparente të aplikimit dhe mbështetjes nga ky program, ne garantuam jo vetëm që masa e NE të rritej, por 2022 dyfishojë masën e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet që kanë mbi 3 fëmijë deri në moshën 18 vjeç, trefishuam masën e ndihmës ekonomike për fëmijët pa kujdes prindëror për gratë e trafikuara dhe dhunuara dhe ajo çfarë jemi duke bërë është konsolidimi i një programi, është jo vetëm ndihma financiare, por edhe punësimi, të gjejnë punë të futen në ciklin e produktivitetit. Nëpërmjet skemës cdo antar në moshë pune është i pari në listën që mbështetet për punësim”, nënvizoi Manasirliu.
Ministrja e Shëndetësisë vuri theksin tek gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria për personat me aftësi ndryshe.
“Mbështetja për personat me aftësi ndryshe është e fokusuar tek integrimi tyre, tek gjithëpërfshirja dhe mbi të gjitha tek aksesueshmëria. Sa shumë hapa janë bërë sot në sistemin online, a janë ato një ndihmë edhe për personat me aftësi ndryshe? Patjeter që po”, tha Manastirliu.
Manastirliu tha se nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social deri tani janë mbështetur mbi 3 mijë pesona në nevojë. “Fondi Social një instrument i ri që incentivon në të gjitha bashkitë ngritjen e shërbimeve në territor është një tjetër instrument që ka ndihmuar mbi 3000 persona përfitues gjatë kësaj kohe”, tha Manastirliu.