14 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një interviste në Klan News, nënvizoi se legalizimi i kanabisit do të përdoret vetëm për qëllime mjekësore dhe do te kaloj një sërë fazash te konsultimit në publik përpara se te miratohet si projektligj.
“Një çështje të cilën qytetarët e mbështetën ishte edhe legalizimi i kanabisit për qëllime mjeksore e farmaceutike. Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të ketë ndikim në ekonomi, hapje të vendeve të reja punës, eksporti etj. Kultivimi i kanabisit do të jetë një akt ligjor që do të punohet me ekspertët më të mirë të vendit dhe të huaj sipas rregullave do të kalojë të gjitha hallkat e paketave ligjore. Për të kaluar fazat e miratimit në shumë plane do të konsultim me ekspertët më të mirë, konsultim publik, do të zhvillohen edhe në Kuvend ku do të diskutohet çështja me komisionet, maxorancën dhe me opozitën. Përfitimet janë në ekonomi në frontet e punës që do të hapi por edhe nga ana mjekësore, nga vaji I kanabisit dhe janpin përparësi në sëmundjet tumorale, në kremëra, kanë përparësi ekonomike dhe mjekësore. Do të ketë një seri kontrollesh derisa të pratikohet, janë 45 vende që e praktikjonë dhe ne do i shikojmë me përpikmëri hapat që ato kanë ndjekur dhe do shohim praktikat më të mira dhe eksperimentet më të suksesshme dhe duke shmangur rrezikshmëritë e mundëshme. Ne do kemi ekspert të fushës dhe ndërkombëtarë për të bërë më të mirën në këtë çështje”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu perjashtoi në menyrë kategorike legalizimin masiv të kanabisit, teksa theksoi se ky do të jetë një proces i tërë i mirëkontrolluar.
“Janë produkte farmaceutike që kanë produkte të caktuara që jepen me leje të posaçme siç ndodh në çdo vend të botës. Nuk do shitet në farmaci pakontrolluar dhe do jepet me leje specifike dhe jepet për sëmundje të caktuara, qëllimi i kësaj nisme është për qëllime mjekësore. Do jetë një sistem i tërë i kontrolluar- “, tha Manastirliu.