I dërguari special për Ballkanin nga DASH, Gabriel Esbobar dje iu bëri thirrje shqiptarëve që ta refuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha pasi ai është i korruptuar dhe i përket të shkuarës.
Pas kësaj deklarate të fortë të diplomatit amerikan, ka ardhur reagimi i avokatit Idajet Beqiri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet i revoltuar me të gjithë atë shqiptarë që ende mbajnë gjallë Sali Berishën.
Postimi i plotë:
A janë vërtetë shqiptarë të përgjegjshëm ata që mbajnë ende me oksigjen të vdekurin e pakallur Sali Berisha?! Duke dëgjuar sot Eskobar, i cili edhe herë të tjera, sikurse edhe mjaft përfaqësues të lartë të SHBA, kanë bërë të qartë se çfarë është “Sali Non Grata”, vlerësova se Shqipëria dhe shqiptarët duhet të bëhen shumë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjëshëm për të varrosur shtatë palë nën dhe berishizmin dhe frymën e zezë të së kaluarës.
Në këto kushte çdo derë shqiptari duhet t’a shpallin Sali Berishën “NON GRATA”. Nuk e di çfarë mallkimi është ky për shqiptarët që, në vend që t’i themi “Faleminderit” dhe t’u jemi mirënjohëse SHBA, disa masmedia shqiptare, analistë të dreqit, shkojnë si të verbër pas një kali të ngordhur dhe mundohen t’i japin oksigjen “Non Gratës”…!!!