Qeveria britanike pritet të dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë. Ministria e Mbrojtjes po shqyrton opsione për dërgimin e mjeteve të patrullimit siç është Mastiff, ose Jackal, sipas skynews.

Automjetet e blinduara do të ndihmojnë forcat e Ukrainës të zmbrapsin forcat ruse.

Gjithashtu, qeveria britanike pritet të dërgojë raketa antitank dhe anti-ajrore.