Rikthehet për të dytin vit radhazi “TIRANATHLON”, një aktivitet të rëndësishëm të tregarëshit, i cili do të respektojë të gjitha standardet ndërkombëtare.
Të premten më 29 maj Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për dytin vit radhazi “TIRANATHLON” që do të zhvillohet në Liqenin e Farkës në periferi të Tiranës.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton qytetarët q ëtë bëhen pjesë e kësaj feste sportive. “Këtë 29 maj vjen – Tiranathlon. Bashkohu edhe ti në Liqenin e Farkës”, thekson Veliaj.
“TIRANATHLON” përmban gara noti, garë çiklistike dhe ecje sportive për burra dhe gra. Qëllimi është që të sanksionohet si një trigarësh i rëndësishëm ndërkombëtar, tei i cili do të fokusohet për vit interesimi botëror i botës sportive në kryeqytetin shqiptar.
Shumë atletë të rëndësishëm nga vende të ndryshme kanë deklaruar tashmë pjesëmarrjen e tyre në “TIRANATHLON”.
Këtë 29 maj vjen – Tiranathlon 🏊🏼♀🏃🏻♀🚴
Bashkohu edhe ti! 📍Liqeni i Farkës pic.twitter.com/l1OhcBsWa7
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) April 26, 2022