Kryengociatori i Shqipërisë për Bashkimin Evropian ka bërë një përmbledhje të ecurisë së procesit të integrimit. Në një aktivitet të zhvilluar nga ministria e Drejtësisë, Mazi u shpreh se ky institucion duhet të koordinojë punën e institucioneve të pavarura.
Sipas tij, nuk duhet të këtë vonesa në koordinimin e punës, pasi kjo do ta pengonte edhe më shumë procesin e integrimit. Procesi i integrimit u shpreh Mazi është apolitik dhe i jep përparësi qytetarëve shqiptarë.
“BE ka dhënë asistencë teknike për avancimin e këtij procesi. Nënvizova në mbledhjen e fundit se vendi ynë ka pasur një avantazh të madh.
Mbledhjet e grupeve të punës janë shtyllat kurrizore. 70% e korpusit legjislativ do të implementohet.
Kërkohet përfshirje më e lartë e institucioneve të pavarura. Ministria e Drejtësisë duhet të koordinoje punën e institucioneve.
Vonesat do të na krijojnë pengesa. Ky proces integrues ka rezultuar të jetë tejet i gjatë.
Me BE si brenda ashtu edhe jashtë duhet të tregojmë durim. Ky është një proces a politik, ky proces i jep përfitime të larta vendit tonë.
Është një proces që ka kaluar si punë stafete. Secili prej nesh duhet të bëjë punën e vet”, u shpreh Zef Mazi.