Mediat britanike shkruajnë se nga 9 maji Vladimir Putin mund të shpallë luftën totale në Ukrainë, duke mos e quajtur më atë ‘operacion special’. Lajmi bëhet me dije nga Independent duke cituar burime nga zyrtarët rusë dhe perëndimorë.
“Duke kërkuar një “hakmarrje” për dështimet ushtarake, oficerët e lartë të ushtrisë ruse po e shtyjnë presidentin rus të shpallë ndryshimin gjatë paradës vjetore të Ditës së Fitores më 9 maj. Masa do të lejonte Kremlinin të aktivizonte ligjin ushtarak, të përfshinte aleatët e tij në ndihmën ushtarake dhe të shpallte mobilizim masiv, duke mobilizuar rezervistët. Vetëm dje, Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben ËallaceDuke folur për transmetuesin LBC, ai kishte thënë se Putini më 9 maj mund të shpallte mobilizimin masiv rus duke deklaruar se tash jemi në luftë me nazistët e botës dhe duhet të mobilizojmë popullin rus në masë”, raporton Independent.