Andi dhe Melisa janë kthyer padyshim në një nga çiftet më simpatik të showbizit dhe ndër më të komentuarit. Së fundmi ata patën edhe një krizë në lidhjen e tyre që çoi në ndarje.
“E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante Melisa duke fshirë fotot me Andin dhe gjithashtu ai bëri të njëjtin veprim. Por tani çifti është pajtuar dhe Melisa ka treguar qartazi se nuk e lë më kurrë dashurinë e saj.
“Mendove se shpëtove nga unë, por jo. U ktheva”, shkruan këngëtarja dhe ish-konkurrentja e “Përputhen” krah fotove ku ata shfaqen duke u puthur e përqafuar.
Andi e ka ripostuar foton duke shkruar: “Hahahaha. Shyqyr erdhe zemër”.