Kukësi më në fund mund të gëzojë. Tashmë presidenca e klubit ka vendosur që me datë 23 prill të hapë stadiumin e ri, i ndërtuar rishtazi për skuadrën, që prej 3 vitesh shtegton në të gjithë stadiumet e Shqipërisë.

Ndeshja që do inauguroi stadiumin do jetë mes Kukësit dhe Laçit, e vlefshme për javën e 30 të Superligës.

30 maj 2019 është data kur Kukësi ka zbritur për herë të fundit në stadiumin e tij. Ndërkohë me rikthimin në shtëpi, skuadra verilindore, pritet të jetë më kompetitive, për sa i përket rezultateve dhe objektivave, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.