Interi pësoi një humbje të hidhur ditën e djeshme ndaj Bologna, me rezultatin 1-2 dhe tashmë nuk e kanë më titullin në dorën e tyre, pasi në rast se Milani i fiton të gjitha ndeshjet, atëherë merr edhe titullin kampion.
Për këtë ka folur edhe administratori i Interit, Beppe Marotta, i cili referuar ndeshjes me Bolognan, tha se zikaltërit kanë humbur një betejë, por jo luftën.
Sipas tij skuadra që nuk ka asnjë objektiv, mund të fitojë në fund, duke thënë se janë edhe 4 ndeshje për t’u luajtur.
“Është e qartë që si njeri i sportit buzëqesh, por është një buzëqeshje e hidhur. Kjo është pjesë e lojës, humbëm një betejë por jo të gjithë luftën. Duhet të mbledhim forcat sa më shpejt që të jetë e mundur, jemi të mërzitur, por jo në depresion.
Mungojnë edhe 4 ndeshje, të shohim se çfarë do të ndodhë. Futbolli i sotëm nuk ka asgjë të sigurt. Sot skuadra që nuk ka asnjë objektiv mund të fitojë”, u shpreh Marotta.