Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka udhëtuar drejt Ukrainës, ku për pak orë arrin në qytetin me një shifër të lartë homogjenësh grekë, Odesa, e cila u sulmua sot nga forcat ruse.
Dendias shoqëron ndihmat humanitare që do dorëzohen në autoritetet lokale të zonës. Paralelisht, vizita e Nikos Dendias synon në krijimin e një mekanizmi furnizimi me ndihma humanitare me funksion të përhershëm, takim me anëtarë të komunitetit grek si dhe rifunksionimin e konsullatës greke të qytetit. Gjatë ditës do të kryejë dhe një inspektim të gjendjes së monumenteve kulturore të historisë së Greqisë, e në këtë kuadër do të vizitojë dhe muzeun e “Filiki Eteria” të inisiatorëve të revolucionit grek të 1821.