Ministrja e Jashtme belge Sophie Wilmes thotë se do të largohet përkohësisht nga posti i saj për t’u kujdesur për bashkëshortin, i cili është diagnostikuar me kancer në tru.
Zonja Wilmes, e cila shërben edhe si zëvendëskryeministre, do të marrë leje deri në “fundin e verës”, kur familja e saj do të rivlerësojë situatën, raporton BBC.
Ajo thotë se e bëri këtë veprim në konsultim me kryeministrin.
Në një deklaratë, kryeministri Alexander De Croo tha se zgjedhja e zonjës Wilms meriton respektin më të madh.
De Croo shtoi se ministrja nuk do të dorëhiqet zyrtarisht nga qeveria dhe se kompetencat e saj, në vend të kësaj, do t’u transferoheshin përkohësisht ministrave të tjerë me “një dekret mbretëror”.
Wilmès, e cila shërbeu si kryeministre midis 2019 dhe 2020, u martua me bashkëshortin e saj australian Chris Stone në vitin 2009.