Në panelin e Shëndetësisë, Mbrojtjes Sociale dhe Punës, një mjeke nga Spitali Memorial i Fierit deklaroi se puna që ka bërë Partia Socialiste në qeveri për zhvillimin e shëndetësisë në vend, ia ka bërë më të lehtë profesionistëve të zhvillojnë karrierën që duan.

Mjekja neurokirurge në spitalin e Fierit shprehu vizionin e saj dhe të profesionistëve të rinj të sektorit të shëndetësisë.
“Shëndeti mbetet sfidë e përhershme, në të gjithë botën, jo vetëm kur dëmtohet, por edhe për qëllimin e të krijuarit dhe të mbrojturit të një popullate të shëndetshme.

Këtu përfshihen burimet njerëzore dhe mjetet teknologjike. Përvoja jonë mes spitalin e Fierit ka qënë e vecantë, krahasuar me të gjithë mjekët e tjerë në Shqipëri.

Dua të them që nuk na mungojnë në këtë vend burimet njerëzore me vullnetin për të cuar mjekësinë përpara, por shpesh nuk mjafton vullneti i mirë.

Pa politikat zhvilluese mbështetëse dhe ekonomike nuk mund të ecim përpara, sepse falë tyre kemi sot një sistem shëndetësor me zhvillim të qëndrueshëm” the mjekja e Spitalit Memorial.