“Shumë shpejt do të përgatisim një paketë, e cila do t’i përgjigjet të gjithë sugjerimeve që ju keni dhënë përmes Këshillimit Kombëtar”.

Kështu njoftoi nga Kongresi i Partisë Socialiste, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një panel për mirëqënien sociale.

Ministrja u ndal edhe te Paketa e Rezistencës Sociale e cila mbron shtresat më në nevojë.

“Vendosëm të indeksojmë pensionet me një normë më të lartë se e parashikuara, përveç dhënies së suportit për 65% të të punësuarëve prej 3 mijë lekësh për 3 muaj, të mund ti jepnim suport pensionistëve”, tha Ibrahimaj.