Shefja e Shërbimit të Onkologjisë dhe kirurgia Silvana Çeliku, nëpërmjet një shkrimi sqarues thekson se ky shërbim në Spitalin “Nënë Tereza” në QSUT, ka ndryshuar në 5 vitet e fundit duke mundësuar një shërbim më të mirë për pacientët, falë investimeve ne pajisje, medikamenteve dhe protokolleve të trajtimit.

Duke ju pëgjigjur organizatës  Albanians Fighting Cancer USA, bazuar në eksperiencen e saj 40 vjeçare në këtë shërbim, Çeliku thekson se aty ka një staf të kualifikuar qe impenjohet, pavarësisht problematikave. Mjekja shkruan se qendera e re te radioterapisë e krahasueshme me qendrat më të mira Europiane si dhe trajtimi sistemik për kancerin e gjirit konform të gjithë protokolleve janë dy arritjet më të mëdha të këtij shërbimi në vitet e fundit.

Shkrimi i plotë i dr Silvana Çelikut:

Kam 40 vjet qe punoj ne Sherbimin Onkologjik,erdha vajze e re 24 vjece e po dal prej saj gjyshe 60 vjecare e kur dikush shkruan jo mire per kete sherbim ndjej dhimbje thelle ne shpirt e me duket sikur me shajne shtepine time sepse per mua i tille eshte ky Spital,shtepia ime ku une shpenzoj shumicen e dites ne te e ndonjehere edhe naten. Po a zgjidhen problemet duke e nxire realitetin,duke share e perbaltur te gjithe personelin? Une mendoj qe jo. Ne se e duam kete vend sic e dua une, per cdo problem duhet te reagojme  ne kohen kur ai ndodh sepse vetem keshtu do te permiresohemi e do te ndryshojme per mire.
Ne spitalin Onkologjik punon nje staf super i kualifikuar qe sot eshte kompletuar e shtuar edhe me mjaft mjeke te rinj te mencur e te afte te cilet jane te  perkushtuar per te zgjidhur cdo problem e per ti qendruar prane cdo te semuri. Per krahe tyre jane perhere  edhe 3 vajza te perkushtuara psikologe qe cdo dite ndodhen prane cdo te semuri apo familjari te cileve u nevojitet ndihma psikologjike. Dhe se sa shume punojne keta mjeke   e me sa shume  perkushtim e tregoi me  se  miri edhe koha e pandemise,e  tregojne cdo dite  pacientet e permiresuar e te sheruar. Ata jane nje armate e madhe e heshtur.
A ka patur probleme Sherbimi yne? Sigurisht qe po. A ka patur njerez jo te ndergjegjshe? Si kudo edhe tek ne. Por sot pas 5 vitesh shume gjera kane ndryshuar dhe sigurisht per mire. Ndoshta ne nuk krahasohemi me Ameriken por mesojme prej saj duke u permiresuar cdo dite. E per kete do ju sjell ne vemendje vetem 2 fakte; qenderen e re te radioterapise te krahasueshme me qendrat me te mira Europiane si dhe trajtimin sistemik per kancerin e gjirit konform te gjithe protokolleve te propozuara nga Organizatat e Shoqatat Onkologjike boterore. Pra sot,sherbiminin yne i ofron grave qe vuajne nga kjo semundje e rende,jo vetem diagnoze te plote imazherike e patologjike por edhe nje trajtim bashkekohor me  te gjitha linjat e trajtimit,duke perfshire jo vetem kimio e hormonoterapine por edhe imuno e target terapite. Dhe kjo nuk eshte pak. E megjithate ne nuk jemi te kenaqur sepse ka shume per te bere per te qene te persosur.
E te gjitha keto nuk jane bere vetem se kemi dashur ne por sepse onkologjia eshte prioritet i Qeverise Shqipetare dhe i Ministrise se Shendetesise e Mbrojtjes Sociale. Dera e Ogerta Manastirliut    mbetet e hapur perhere per sherbimin Onkologjik,sa here te trokasesh ne te.
Sefundi do te thosha edhe dicka,ne se e doni kete vend mos e shani ,mos e denigroni,mos e braktisni, por punoni per te. Jam e bindur se ky vend do te behet,se mjekesia e onkologjia do te ece perpara sepse do e bejme ne,njerezit qe jetojme ne te e punojme per te. Kritikat jane per ne  nje stimul per te ecur perpara dhe zgjidhja e problemeve do te jete perhere prioriteti i Sherbimit tim,i Drejtorise se QSUT ” NENE TEREZA” dhe i Ministrise se Shendetesise.
Ne fund nje urim i vecante per Albanian Fighting Cancer USA. Suksese te dashur organizatore dhe me zemer shpresojme qe dhe ne te jemi pjese aktive e juaja per ti sherbyer sa me mire te gjithe te semureve qe luftojne me kete semundje te veshtire.
Me shume respekt dr. Silvana Çeliku Shefe Sherbimi.