Aktorja e njohur , Monika Lubonja, ka ribërë edhe njëherë skenat “hot” në vaskë që i bëri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.
Kësaj radhe nuk kishte shoqen e saj, Arjola Demiri, por moderatoren e njohur, Roza Lati. Ka qenë vetë kjo e fundit që ka ndarë me ndjekësit pozat provokuese të realizuara gjatë emisionit të saj.
Në pozat në fjalë, Roza dhe Monika shfaqen me bikini të futura brenda në vaskë, ndërsa në këmbë qëndrojnë dy djem pa bluza veshur.
Ish-banorja e “Big Brother VIP” dhe moderatorja janë kapur teksa qeshin me njëra-tjetrën, teksa flasin në telefon dhe shijojnë një gotë shampanjë.