Monika Lubonja vazhdon spektaklin… Skena e famshme në shtëpinë e Big Brother VIP, ku aktorja Monika Lubonja u zhvesh dhe u fut në vaskë është përsëritur sërish. Këtë herë Lubonja ishte e ftuar në “Why not” dhe moderatorja Roza Lati, lojën e telefonit kishte vendosur ta zhvillonte në vaskë. Këtë herë, me bikini ngjyrë rozë, Lubonja u zhyt në vaskë bashkë me Rozën.

Në BBV, Monika dhe kolegia e saj Arjola Demiri u zhveshën dhe nisën të kërcenin në vaskë. Kjo skenë bëri xhiron e rrjetit, pasi aktoret shiheshin teksa lageshin me shampanjë.