Vendi ynë pritet të ndikohet nga vranësira që do të gjenerojnë reshje shiu.
Sipas MeteoAlb edhe gjatë ditës së sotme, vranësirat dhe shirat e dendur do të vijojnë si pasojë e kalimit të një fronti atmosferik. Parashikohet që; herë pas here shirat të jenë në formë shtërngatë, më problematike situata mbetet në zonat veriore dhe veriperëndimore. Nuk do të mungojnë gjithashtu stuhitë e forta të erës. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin dobësim të intensitettit të shirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.