Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 55 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit. Janë kryer 904 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 55 qytetarë, në këto bashki: 18 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Vlorë, Lushnje, Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Korçë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Vorë, Shkodër.
Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 2 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,102 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.