Edy Reja i këshilloi publikisht De Laurentiis emrin e Kristjan Asllanit, por “Corriere dello Sport” ka një tjetër version. Në merkaton e verës, prioriteti i Napolit do të jetë gjetja e një zëvendësuesi për Mertens.
Për momentin emri i parë në listën e dëshirave është Nedim Bajrami. Fantazisti kuqezi ka një kontratë me Empolin deri në 2024, por pavarësisht këtij fakti, ekipi toskan është i gatshëm ta lë të lirë nëse vjen oferta e duhur, minimalisht 10 milionë euro.
Gjithnjë sipas “Corriere dello Sport”, Bajrami do të jetë i vëzhguari special i Spallettit dhe stafit të tij këtë të diel në sfidën Empoli-Napoli, por dhe në këtë fund sezoni. Fantazisti duhet të bind pikësëpari trajnerin që mund të zëvendësojë një lojtarë si Mertenz.
Gjithsesi, Napoli duhet të mposht edhe konkurrencën pasi për Bajramin në këtë periudhë kanë shfaqur interesim edhe klube si Lazio, e Sassuolo.