Lufta për titullin kampion sa vjen e vështirësohet për Napolin. Djemtë e Spalletit pritej që sot të kishin një ndeshje të vështirë me Fiorentinën dhe ashtu rezultoi. 90 minutëshi në Napoli përfundoi 2-3.
Ekipi violë do “tundte rrjetën” në minutën e 29-të me Gonzalez. Napoletanët do arrinin të reagonin në 15 minutat e para të pjesës së dytë, me Mertens. Fiorentina kishte ardhur për fitore dhe goli i Ikones në të 66-tën e tregon më së miri këtë. Do kishte kohë edhe për Cabral, për të qetësuar të gjithë (72’). Osimhen do ri-hapte takimin, por vetëm kaq, pasi nuk kishin mbetur më shumë se 5 minuta nga fundi.
Kështu, Napoli është në vendin e 3-të me 66 pikë. Një fitore e sotme do i çonte ata në krye të klasifikimit, por si duket, nuk ishte e thënë.