Ryad Mahrez te Milani. Duket si një ëndërr e tifozëve të “Djallit” por mund të jetë më shumë se kaq.
Sipas asaj që shkruan portali francez, Footmercato, kuqezinjtë po mendojnë për algjerianin si përforcim të mundshëm për krahun e djathtë të sulmit. Pronarët e rinj që janë në ardhje mund të sigurojnë financimin, por problemi nuk qëndron këtu.
Mahrez është i lumtur në Manchester te “Qytetarët” dhe vështirë se mund të pranojë që të largohet. Gjithsesi, shpresa ka, edhe pse të pakëta.Sulmuesi është pjesë e Cityt që nga viti 2018, kur vinte nga Leicester. Më parë ka qenë pjesë e Le Havre.