Faktet e reja që dalin në dritë nga gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard, duken sikur janë marrë nga një film. Pas zbulimeve që tregojnë jetën e tyre të trazuar bashkëshortore, një dëshmi e re erdhi për të anuar peshoren edhe një herë në favor të Depp.
Sipas dëshmisë së re, Herd kishte kërkuar një mbulim mjaft të madh financiar nga bashkëshorti i saj, në mënyrë që ai të çonte në gjyqe.
Në një letër të datës 24 maj 2016 nga avokatja e saj, Samantha Spector, tha se aktorja kërkoi “përdorim dhe posedim ekskluziv të Range Rover-it të zi, automjeti që ajo aktualisht po drejton, me Depp që vazhdon të bëjë të gjitha pagesat”.
Herd gjithashtu donte “përdorimin dhe zotërimin ekskluziv të 849 S. Broadway, Penthouse nr. 1, 3 dhe 5 me Depp që vazhdonte të paguante hipotekat, shërbimet komunale, etj., dhe gjithashtu kërkoi 100,000 dollarë tarifa ligjore dhe 25,000 dollarë për shpenzimet gjyqësore.
Letra u prezantua në sallën e gjyqit të mërkurën, ndërsa në dëshminë e tij të enjten, Këshilltari i Përgjithshëm i ACLU (Shoqata Amerikane për Liritë Civile), Terence Doherty, pohoi se kishte kontaktuar Herd dhe siç tha ai, aktorja po përballej me vështirësi financiare”.
Ai më vonë pretendoi se kontributet për organizatën përfshinin një donacion prej 1 milion dollarësh nga Elon Musk, i cili ishte në lidhje me Herd pasi u nda me Depp.