Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar, duke i mbyllur derën e bashkëpunimit sërish ish-kryeministrit Sali Berishës. Ai tha se nuk do të bashkëpunonte me të për zgjedhjen e presidentit të ri.
Pyetje nga gazetarët
Kohë për reflektim?
Rama: Do thoja se këto kritere, profile fusha, janë mekanizma për të krijuar mjegull gjatë rrugës. Ndërkohë që është e qartë se nuk është as fusha, as mbledhjet e profileve për kandidaturën e presidentin, se pavarësisht nga fusha dhe se çfarë mund të shkruhet, absolutisht është e panevojshme të shkojmë drejt një figure të qartë. patjetër, që e gjithë kjo bashkësi shqiptare ka nevojë për një pikë referimi dhe për një shqiptar/re të denjë, që gjithsekush do të donte ta konsideronte një person që e lidh një urë respekti.
Sinjal nga PD për të negociuar?
Nuk ka akoma një proces. Kemi dëgjuar dhe raportin e bërë nga komisioni i Posaçëm që kemi ngritur. E kam thënë dhe e përsëris se ne nuk bëjmë asnjë negociatë dhe asnjë komunikim për të bërë në funksion të së ardhmes me atë që në funksion të politikes është përfaqësuesi i botës së përtejshme. Ska mbaruar 60 ditëshi i riedukimit (i kthehet gazetares së ‘penalizuar’ të Syrit)
President nga jashtë territorit?
Do ishte shumë mirë të vinte, por Kushtetuta jonë ka një pengese në këtë aspekt. Është kushtetutë e bërë në aspekt tjetër dhe thekson se President zgjidhet një president që 10 vitet e fundit në vendin tonë.