E ardhmja e Cristiano Ronaldo-s duket se do të jetë larg Manchester United. Kthimi i sulmuesit portugez te Djajtë e Kuq nuk mund të konsiderohet pozitiv, me skuadrën angleze që është eliminuar në Champions dhe që është aktualisht jashtë katër vendeve të para në Premier League.
Një situatë që mund të çojë te një lamtumirë e CR7 në fund të sezonit, vetëm një vit pas transferimit të bujshëm nga Juventus verën e kaluar. Sipas Calciomercato.it, portugezi do të jetë zëvendësuesi i Gonzalo Higuain tek Inter Miami i David Beckham dhe duket se negociatat janë në fazë shumë të avancuar.
Duket se MLS (Major League Soçer) pëlqehet nga Cristiano Ronaldo, i cili duket se është bindur t’i thotë lamtumirë Europës. Amerikanët që kontrollojnë Manchester United nuk do ta pengonin largimin e portugezit, madje mund t’i kërkojnë të jetë një ambasador i Djajve të Kuq në Amerikë.
Një operacion që do të kishte shumë avantazhe në aspektin ekonomik duke parë se CR7 do të fitonte shumë në kampionatin amerikan. Do të ishte një zgjidhje perfekte për të, gruan dhe fëmijët. Dy vite në Amerikë për Ronaldo-n do të ishin një binzes prej 60-70 milionë dollarësh pa llogaritur se në nëntor do të luajë në Kupën e Botës.