Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Teodora Gençovska, në një komunikim për mediat ka folur për qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ajo ka theksuar se përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e RMV duhet të bëhet para fillimit të negociatave për anëtarësimin e RMV në BE.
“Përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë është kusht që vendi duhet të përmbushë para fillimit të negociatave për anëtarësim në BE”, tha më tej ajo.