Qeveria ka marrë vendim që e diela e parë e çdo muaji të jetë pa makina. Kështu, dita e nesëme 3 Prill që përkon me të dielën e parë të këtj muaji do të jetë pa makina.
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nesër më 3 prill në disa rrugë të qytetit.
“Dita pa Makina”, synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmangur të paktën për një ditë në muaj përdorimin e automjeteve të tyre, vendim që u morr edhe si rrjedhojë e krizës energjitike.
Kufizohet qarkullimi i automjeteve në kuadër të Ditës pa Makina në date 03 Prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
– Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
– Mjetet e emergjencës, Poiicisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.
– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.Ë.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.