Në konferencën për shtyp, trajneri i Interit, Simone Inzaghi foli mbi pritshmëritë e tij për ndeshjen e nesërme kundër Juventusit: “Pres rezultat pozitiv. Paraqitjet nuk kanë munguar asnjëherë, madje shifrat e fundit na tregojnë se kemi krijuar shumë, pavarësisht 7 pikëve në 7 ndeshje. Ka një zhgënjim sidomos për rezultatet, nesër duam ta marrim fitoren në shtëpi duke e ditur që nap resin 9 finale”.
Çfarë derbi italian duhet të presim dhe si po e përgatisni?
Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme. Nuk mund të kishte një sfidë më të mirë për momentin për të dhënë një sinjal të fortë.
A është Brozovic në dispozicion?
Të gjithë e dimë rëndësinë e Marcelos, na ka munguar. Ai ka punuar mjaft mirë, sot do ta shohim në stërvitje, ashtu si de Vrij, pastaj do të vendosim. Do të ishte një rikuperim i rëndësishëm.
Keni pasur një rënie, por sot çfarë ndërgjegjësimi shihni te lojtarët tuaj për një ndeshje kaq të rëndësishme?
Kemi vetëm dy ditë të gjithë bashkë. Dje u stërvitëm mirë, kemi nevojë për zemërim, por edhe karakter. E dimë që në shtatë ndeshjet e fundit kemi humbur pikë, kemi çaluar në rezultate. Nesër duhet të luajmë një ndeshje të madhe, me personalitet dhe karakter kundër një kundërshtari të fortë dhe në një fazë të vështirë.
Si shpjegohet kjo rënie?
Të gjitha top-skuadrat i kanë pasur këto momente, tonat përkuan në mes të Liverpool-it dhe derbit të humbur. Në fillim të sezonit do të kisha firmosur për këtë klasifikim, për 1/16 e Champions League, fitimin e Superkupës së Italisë. Këto na ka kërkuar presidenti.
Çfarë prisni nga nesër?
Rezultatin pozitiv, sepse performancat nuk kanë munguar asnjëherë për mendimin tim. Të dhënat na thonë se ne krijojmë shumë, pavarësisht shtatë pikëve në shtatë ndeshje të kampionatit.
A do të rëndojë rezultati edhe në të ardhmen tuaj?
Është derbi i Italisë, do të luajmë një ndeshje të madhe që ndikon shumë, por do të ketë edhe të tjera.
Si i keni marrë kritikat e javëve të fundit?
Mendoj se kritika është pjesë e profesionit tonë dhe duhet pranuar. Mund të dalloj ato konstruktivet, që ndihmojnë për t’u rritur dhe maturuar, ndërsa ato të ndërtuara me art nuk i kam parasysh.
Çfarë mendoni për rrugën e Juventusit, duke marrë parasysh edhe sezonin e kaluar?
Ne tashmë jemi takuar në Superkupë, po fitonim edhe në ndeshjen e pare, po të mos jepej penalltia në fund fare. E dimë që do të ndeshemi me një ekip në moment të shkëlqyer, pavarësisht eliminimit me Villarrealin nha Liga e Kampionëve.
Cuadrado ka shënuar 5 herë ndaj Interi, Vlahovic tashmë është pika referuese e sulmit bardhezi. Si do t’i bllokoni?
Në janar, ata investuan shumë, duke afruar Vlahovic dhe Zakaria, ndaj u përmirësuan. Sidoqoftë, Juventusi ishte tashmë ekip i mrekullueshëm me Morata, Dybala dhe Kean.
Vitin e kaluar, Conte u largua përballë vështirësive. Çfarë zgjedhjeje do të bënit ju?
Trajnerët varen nga rezultatet, jam shumë i kënaqur me zgjedhjen e bërë në qershor. E dija që kam trashëguar një ekip kampion italie, por që sapo kishte humbur dy lojtarë të mëdhenj. Conte me të drejtë ngriti pritshmëritë e të gjithëve, jemi në lëvizje të plotë. Kritikat janë normale, gjithmonë do të ketë.
Cilat janë kushtet e Barellës?
Ditët e fundit ka punuar shumë mirë, si Bastoni, Vidal dhe Sanchez, të cilët kanë marrë zhgënjime të rënda në kombëtare dhe do të duhet të rehabilitohen psikologjikisht.
Çfarë menduat kur Allegri pa sërish Interin si favorit për titullin?
Ai shprehu një mendim, ka respekt të madh reciprok dhe të gjithë i shprehin idetë e tyre. Ne kemi detyrimin të luajmë si Interi i vërtetë.