Ditën e nesërme Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar të PD-së.
Ajo që bie në sy në listën e bëra publike, është fakti se mes 420 emrave që kandidojnë, spikasin edhe disa personalitet të fushës së artit.
Mes tyre, kandidojnë për anëtarë të Këshilli të ri Kombëtar të PD këngëtarja Bleona Qereti, artisi Bujar Kapexhiu, moderatorja Fioralba Dizdari, këngëtari Renis Gjoka si dhe regjisori Robert Budina.