Ka filluar proçesi për shqyrtimin e aplikimeve të para për dhënien e Statusit “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës” nga Komisioni Qendror i ngritur për këtë qëllim.
Me anë të një statusi në facebook, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nëpërmjet këtij statusi shteti merr në përkujdesje fëmijën apo fëmijët e prindit që ka humbur jetën në përpjekje për mbrojtjen e vendit, mbrojtjen e jetës së individit, pronës publike, për shkak të plagëve të marra apo të sëmundjeve të marra si pasojë e kryerjes me përgjegjshmëri të detyrës dhe ushtrimit të profesionit në kushte të jashtëzakonshme apo nga një akt dhune gjatë ushtrimit apo për shkak të detyrës.
“Paketa e plotë e mbështetjes financiare, arsimore, shëndetësore dhe gjithë përfitimet e tjera, që rrjedhin nga ky status do të akordohen menjëherë pas miratimit të tij nga Komisioni Qendror, që pritet të dalë me vendim në një kohë të shpejtë”, shkruan Manastirliu.
Postimi i ministres Manastirliu.
Fillon proçesi për shqyrtimin e aplikimeve të para për dhënien e Statusit “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës” nga Komisioni Qendror i ngritur për këtë qëllim.
Nëpërmjet këtij statusi shteti merr në përkujdesje fëmijën apo fëmijët e prindit që ka humbur jetën në përpjekje për mbrojtjen e vendit, mbrojtjen e jetës së individit, pronës publike, për shkak të plagëve të marra apo të sëmundjeve të marra si pasojë e kryerjes me përgjegjshmëri të detyrës dhe ushtrimit të profesionit në kushte të jashtëzakonshme apo nga një akt dhune gjatë ushtrimit apo për shkak të detyrës.
Paketa e plotë e mbështetjes financiare, arsimore, shëndetësore dhe gjithë përfitimet e tjera, që rrjedhin nga ky status do të akordohen menjëherë pas miratimit të tij nga Komisioni Qendror, që pritet të dalë me vendim në një kohë të shpejtë.
#TiNukDoTëJeshKurrëVetëm