Kompania importuese e çokollatave ‘Kinder’ ka nisur tërheqjen nga tregu shqiptar të disa produkteve pas raportimeve nga autoritetet ndëkombëtare për prani të salmonelës në to.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përmes një njoftimi për mediat tha se në vendin tonë nuk rezulon të jetë kryer import i çokollatave ‘Kinder’ të zbuluara si të helmuara me salmonelë.
Por, AKU kërkoi nga konsumatorët të shmangin blerjen dhe nëse kanë blerë, të mos konsumojnë produktet e mëposhtme ‘Kinder’.