Manchester United ka bërë një tjetër hap prapa në garën për top katërshe në Premierligë. “Djajtë e Kuq” kanë pësuar humbje në udhëtim te Evertoni, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të me rezultat 1:0.

Ishte kjo një ditë për t’u harruar për yllin portugez, Cristiano Ronaldon, për të cilin nuk mbaroi ajo ditë vetëm me humbje.

Ai pësoi një lëndim në këmbë, duke u gjakosur dhe duke çaluar në fund të ndeshjes.


Gjithashtu ai pas ndeshjes shfaqi nervozizmine tij, duke ia thyer për tokë telefonin një tifozi të Evertonit.