Një tjetër kënd lojërash i shtohet kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një kënd të ri lojërash me module të ndryshme në njësinë administrative Nr. 4.
“Mirëmëngjes nga Njësia nr. 4! Tashmë me një super hapësirë rekreative, kënd të ri lojërash për fëmijët e stola për prindërit e gjyshërit! Më shumë gjallëri në lagjet e qytetit”, shkruan Veliaj.
Prej 6 vitesh Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e ndërtimit të këndeve të lojërave dhe të hapësirave çlodhëse në çdo lagje të kryeqytetit. Çdo muaj, në kryeqytet është shtuar një kënd i ri lojërash, ndërkohë që paralelisht ka vijuar punën dhe për terrenet sportive si dhe për projektin e bibliotekave të lagjeve.