Atletico Madrid zhvilloi ditën e djeshme ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të La Liga kundër Alavesh, sfidë që u mbyll me shifrat 4-1 nga skuadra madrilene. Para se të niste ky takim është mbajtur edhe një minutë heshtje në kujtim të babait të trajnerit Diego Simeone.
Klubit bardhekuq mban një minutë heshtje në kujtim të babait të teknikut, Carlos Simeone, i cili ndërroj jetë pak ditë më parë në Argjentinë, në moshën 80-vjeçare. Pas këtij gjesti të veçantë nga skuadra e Atleticos, Simeone nuk ka mundur të mbajë lotët, teksa shikohet që emocionohet si rrallë herë më parë. “E vlerësoj respektin dhe minutën e heshtjes që u mbajt, nuk do ti harroj kurrë”, u shpreh Simeone në përfundim të takimit.