Arjola Demiri dhe Fifi nuk kanë aspak raporte të mira me njëra-tjetrën. Këtë e ka zbuluar vetë Fifi sot në emisionin “E diell”, në rubrikën “Dielli dhe Hëna”.

E ftuar ishte Monika Lubonja, e cila u sfidua të merrte Fifin në telefon dhe t’i bënte një rreng. Në fund të telefonatës, Fifi i tha Monikës se në ditëlindjen e saj kishte njerëz të padëshiruar.

E pyetur nga moderatorja Nevina Shtylla se kujt i referohej, këngëtarja përmendi emrin e Arjolës, duke thënë se ajo i ka bërë bllok në Instagram.

Fifi: Kishte njerëz të padëshirueshëm në ditëlindjen tënde

Monika: Kush ishte

Nevina: Po na e the emrin, Monika ka 20 pikë plus në lojë