Një gjykatës italian do të gjykojë krimet e luftës të kryera nga Putin dhe ai është Rosario Salvatore Aitala i kolegjit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, i zgjedhur për t’u marrë me luftën në Ukrainë, së bashku me Antoine Kesia-Mbe Mindua dhe Tomoko Akane.
Një ish-oficer policie 54-vjeçar, Aitala jep leksione të së Drejtës Ndërkombëtare në Luiss dhe është i bindur, siç shkruante në librin e tij të fundit, se e ”drejta ndërkombëtare është një mënyrë për të parë botën” dhe ”për t’u bërë dëshmitarë të krimeve që bëjnë thirrje për drejtësi”.
Krime që kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan dëshironte t’i përjetonte drejtpërdrejt duke vizituar Buchan, qyteti simbol i furisë ruse, ku u masakruan qindra civilë.
“Ukraina është një skenë krimi. Ne jemi këtu sepse kemi arsye të besojmë se krimet janë kryer brenda juridiksionit të kësaj gjykate. Ne duhet të shpërndajmë mjegullën e luftës për të mbërritur tek e vërteta”, theksoi ai.