Një incident i vogël i ka ndodhur ish-kryeministrit Sali Berisha teksa është nisur drejt podiumit të Kuvendit Kombëtar të PD për të mbajtur fjalën e tij para delegatëve. I penguar në shkallët e podiumit, të cilat me sa duket nuk i pa për shkak të ngjyrës, ish-kryeministri ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë për një moment. Ai është ndihmuar nga një prej bodygardëve të tij ngrihet dhe më pas ka dalë përpara demokratëve të cilët e kanë pritur me ovacione dhe duartrokitje.
Edhe disa javë më parë Berisha ka pësuar një incident teksa ngjitej në shkallët e selisë së PD për t’u drejtuar në zyrën e re.