Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në mbi 500 milionë, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Globalisht, ka pasur 500.19 milionë raste të konfirmuara me Covid-19, përfshirë 6.19 milionë vdekje të raportuara në OBSH”, tha organizata.
Që nga shfaqja e koronavirusit të ri në fund të vitit 2019, shumica e infeksioneve janë regjistruar në Evropë (209.5 milionë) dhe në Amerikë (151.7 milionë).
Afrika, nga ana tjetër, përbën vetëm rreth 2% të numrit global të rasteve me Covid-19.
Megjithatë, OBSH-ja dyshon për një numër të madh të rasteve të paraportuara në këtë kontinent. Sipas OBSH-së, mund të jenë infektuar deri në 97 herë më shumë persona sesa shifrat e dhëna.