Martin Odegaard ka folur rreth të ardhmes së bashkëkombësit të tij, Erling Haaland, i cili është i lidhur me një transferim në Premierligë.
Arsenali nuk është prej klubeve të interesuara për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit, por Odegaard me shaka ka kërkuar nga ai që të transferohet në “Emirates Stadium”.
“Ai është një djalë i mirë, një shok i mirë i imi, një lojtar i madh sigurisht. Ne do të shohim se çfarë do të bëjë. Nëse ai do të vijë në Angli, ai duhet të vijë te ne sigurisht!”, tha mesfushori i “Toçinjëve” për “Stadium Astro”, transmeton Gazeta Express.
“Të jem i sinqertë, ne nuk kemi folur shumë për këtë [këshilla për Premierligë]. E di që ai ka kaq shumë njerëz për ta pyetur dhe për t’i thënë se çfarë të bëjë dhe unë nuk dua ta bëj këtë. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai është një bishë. Ai është i fortë, i shpejtë, mendoj se ai ka gjithçka”, deklaroi Odegaard.
Manchester City shihet si klubi favorit për transferimin e Haalandit gjatë afatit kalimtar të verës.