Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë sesionit të dytë me temë: “Ofruesit e punës në teknologji”, pjesë e Kongresit të Partisë Socialiste, prezantoi fokusin dhe arritjet konkrete të një prej kompanive më prestigjoze në kryeqytet “Lufthansa Industry Solutions”. Albana Shkurta – Drejtore e “Lufthansa Industry Solutions” si pjesë e këtij paneli tha se në prill të këtij viti kjo kompani mbush plot 5 vjet, nga dita e fillimit si star-up dhe aktualisht ka 301 punonjës, ku 280 punonjës janë specilalistë të zhvillimit software dhe të gjitha fushave që kanë të bëjnë me aplikacionet e software.”
Pyetjes së Kryetarit Velija në lidhje me rrogat që marrin personat që punësohen në këtë kompani, Shkurta iu përgjigj se: “Të gjithë përsonat që punësohen në Lufthansa marrin rroga që fillojnë nga 700 euro deri në 2500 euro, për punonjës me mbi 5 vite eksperiencë. Në këtë kompani nga një vit në tjetrin vihet re një rritje neto, pra 50-60 persona çdo vit.”
Në lidhje me efektin që kjo kompani ka sjellën në vendin tonë ajo tha se: “Ardhja e kësaj kompani është një rrugë drejt stabilizimit të një industrie dhe krijimit të disa standardeve që e bëjnë këtë treg tërheqës për të rinjtë dhe ata që kërkojnë punësim në këto fusha.” “Sa më shumë të zhvillohet ky mjedis aq më shumë edhe i gjithë ekosistemi i shërben zhvillimit që kjo sjell, duke bërë që edhe kompani të tjera të hedhin sytë nga Shqipëria”, shtoi më tej.
Po ashtu, në mbyllje Shkurta tha se planet janë tepër ambicioze, “10 mijë kodues është një nga nismat që tregon që në Shqipëri ka një të ardhme shumë të mirë.”