Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka kërkuar takim me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Ukrainë. Një nga zëdhënësit e OKB-së, ka njoftuar se takimet janë kërkuar për të diskutuar nevojën urgjente për vendosjen e paqes.
“Guterres do të donte të diskutonte hapat urgjente për të sjellë paqen në Ukrainë dhe të ardhmen e multilateralizmit bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare. Letra të veçanta iu dorëzuan misioneve të Rusisë dhe Ukrainës të martën”, tha zëdhënësi Stephane Dujarric.
Ai vuri në dukje se Guterres është në pritje të përgjigjeve nga qeveritë ruse dhe ukrainase për kërkesën, raportoi CNN. Dujarric tha se ai do të shoqëronte sekretarin e përgjithshëm nëse do të udhëtonte, por nuk mund të bënte të ditur emrat e tjerë që të ishin pjeë e delegacionit.