Mbrëmjen e djeshme aktori i njohur Olsi Bylyku ka festuar ditëlindjen e tij të 24. Olsi kishte mbledhur miqtë në një festë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Gjatë mbrëmjes, partnerja e tij, Egli dhuroi një performancë, por në sy ra barku i saj i rrumbullakosur.

Në rrjet po qarkullon një video, ku partnerja e këngëtarit shfaqet duke interpretuar në skenë, por barku i duket më i madh sesa jemi mësuar ta shohim në fotot që publikon në rrjetet sociale. Kaq është dashur që sot të përflitet se Egli është shtatzënë dhe së shpejti çifti do bëhen prindër. Megjithatë mbetet të mësohet e vërteta nga vetë ata.