“Operacioni Mbappe”, ky është titulli kryesor në të përditshmes franceze L’Equipe. Nëna e Mbappe ka fluturuar në Doha, në Katar, për tu takuar me sheikun Al-Khelaifi, për të dëgjuar ofertën e fundit nga ana e PSG.

Është e qartë se PSG ka ofertën më të mirë në rrafshin financiar, kjo as që diskutohet, por sërish sulmuesi francez është i lëkundur, e tundon ideja për tu transferuar në Madrid, një skuadër e madhe që i ofron çdo vit mundësinë për të fituar trofe, këtë Mbappe e kuptojë edhe në këtë edicion të Champions League.

Nga ana tjetër, në Spanjë, të vetëdijshëm se nuk mund të konkurrojnë dot PSG në aspektin financiarë, mediat shkruajnë se presidenti Perez kërkon ta vendos Mbappe në qendër të projektit dhe rreth tij ti vendos në ekip fitues.

Së bashku me Mbappe, sipas AS dhe Marca, në Madrid sezonin e ri do të transferohet edhe Rudiger.