Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Sali Berisha dha disa detaje në lidhje me padinë për shpifje që ka hapur ndaj sekretarit amerikan të Shtetit në lidhje me shpalljen non grata. Berisha tha se mbrojtja ligjore në këtë çështje i ka kushtuar 7 200 euro.

Në lidhje me padinë e depozituar në gusht të vitit të kaluar në Gjykatën Korreksionale të Parisit, Berisha tha se dy janë disavantazhet e tij.

Asnjëri nuk është shtetas francez dhe fakti që sekretari i Shtetit ka imunitet.

Ndërsa në favor të palës paditëse, Berisha renditi dy avantazhe.

Në favorin tim është një ligj ndërkombëtar i pashkruar që shpifja dënohet aty ku del. Pra shtetësia relativizohet.

Si rregull, shpifja nuk është funksion zyrtar dhe në këto kushte imuniteti mund të jetë ose të mos jetë. Unë nuk kam paditur në SHBA sepse gjykata është shumë e kushtueshme dhe procesi është i ndryshëm nga ky europian. Atje do të duhej të merreshim me Delinën dhe shpifjet e saj.