Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko pasi mori mandatin është caktuar edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe anëtar zëvendësues në Komisionin e Ligjeve.
Po ashtu Kuvendi miratoi kalimin e deputetit Benet Beci nga anëtar zëvendësues në anëtar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Ndërsa Etilda Gjoni u caktua anëtarë në Komisionin e Jashtëm, duke zëvendësuar deputetin Benet Beci.