Kupat e Europës përmes kampionatit tashmë janë një mission mëse i arritshëm për Partizanin. Të kuqtë në javën e 28 të Superligës, mposhtën 2-1 me përmbysje Teutën, kampionen në fuqi që tani rrezikon të zbresë nga kategoria.
Çunat treguan forcë karakteri, duke e kthyer rezultatin në favorin tonë,”-tha Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.
“Ishte një fitore e rëndësishme sepse na jep vazhdimësi dhe na afron akoma më shumë me objektivin tonë që janë kupat e Europës,”-u shpreh Sherif Kallaku, futbollist i Partizanit.