Princi Harry dhe Meghan Markle vendosën të bëjnë një ndalesë në Mbretërinë e Bashkuar për të vizituar Mbretëreshën Elizabeth.
Çifti është në Europë për lojërat e pesta ‘Invictus’ të Princit Harry, që do të zhvillohen në qytetin holandez duke filluar këtë fundjavë.
Duka dhe Dukesha e Sussex vendosën të jetonin në shtetin e lindjes së Meghan në Kaliforni në vitin 2020, duke u tërhequr zyrtarisht nga angazhimet mbretërore.
Revista “People” shkruan se një zëdhënës i çiftit e konfirmoi se ata vizituan gjyshen e Harryt, Mbretëreshën 95 vjeçare, e cila po qëndronte në Kështjellën Windsor.
Princi Harry u kthye në Mbretërinë e Bashkuar për funeralin e e gjyshit të tij, Princit Philip në prill 2021 dhe në korrik të po të njëjtit vit vendosi së bashku me vëllain e tij Princin William të zbulonte një statujë të nënës së tij të ndjerë, Princeshë Diana.
Lojërat ‘Invictus’ të këtij viti ishin planifikuar të bëheshin në vitin 2020, por u shtynë për shkak të pandemisë COVID-19.