Teksa emri i Presidentit të ri të Republikës është çështja më e nxehtë e aktualitetit politik dhe procesi ka nisur, kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka thirrur grupin parlamentar.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se Alibeaj ka thirrur në mbledhje në selinë e PD pasditen e nesërme në orën 16:00 grupin parlamentar.

PD e përfaqësuar nga Alibeaj është thirrur në konsultime për emrin e Presidentit të ri, ndërsa nga maxhoranca është hedhur poshtë një konsultim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit ka deklaruar se nuk do të votohet asnjë kandidat i maxhorancës socialiste.